Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë qëndrimit të tij në Zvicër ka zhvilluar mbrëmë një takim me rreth 25 afaristet nga Vitia dhe Gjilani të cilët veprojnë në Zvicër, konkretisht në kantonin e Bazelit.
Në këtë takim kryetari Haliti i njoftoj ata me mundësitë për investime në këtë komunë duke potencuar se Vitia ka potenciale të mira për zhvillim ekonomik dhe atë në sektor të ndryshëm.
Kurse sipas kryetarit Haliti afaristet janë interesuar të përkrahin disa projekte në këtë komunë.