• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
N'rrjet

Haziri:  I nderuar me suksesin e nxënësve gjilanas në matematikë

Redaksia 2LONLINE 20 Maj, 2017 2 min
 Haziri:  I nderuar me suksesin e nxënësve gjilanas në matematikë

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shkruar në profilin e tij në facebook, se po ndihet i nderuar që Gjilani nderohet me arritjet në matematikë sepse nxënësit e kësaj komune po tregojnë sukses, po sjellin trofe e rezultate të para në garat ndërkombëtare.

Ja postimi i tij i plotë:

I nderuar që sot Gjilani shënon ngjarjen e madhe të Olimpiades Mbarëkombëtare të Matematikës, me pjesëmarrës nga pesë shtete. Arsimtarët e profesorët edukuan breza të tërë dhe na mësuan çka është numri dhe që ta përdorim atë në shërbim të njerëzimit.

Përveç tjerash, Gjilani nderohet me arritjet në matematikë sepse nxënësit tanë po tregojnë sukses, po sjellin trofe e rezultate të para në garat ndërkombëtare.

Për shembull, gjilanasit Doruntina Sylejmani, bursiste në Universitetin Princeton në SHBA, Hamdi Dervodeli, bursist në universitet prestigjioz në Japoni, Gëzim Ademi, bursist në studimet master në Université de Besançon të Francës, e Dorlir Ahmeti, hartues i testeve në garat ndërkombëtare, po shkëlqejnë në lëminë e matematikës.

Këta emra mbani në mend. Janë krenaria e Gjilanit dhe mbarë Kosovës. Pa i harruar edhe katër finalistët e Gjilanit, që sivjet e përfaqësojnë Kosovën në Brazil.

Një falënderim post mortum për arsimtarin tim të matematikës, Fehmi Veselin, pastaj arsimtarin Lutfi Lutfiu, i cili po vazhdon punën më përkushtim, e prof. dr. Sabri Tahirin, i cili me edukimin e tij, i përgatiti mësuesit e shumtë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, shtete këto pjesëmarrëse në këtë Olimpiadë.

Për fund, një falënderim special shkon për revistën “Plus” nga Tetova për bashkorganizimin e kësaj ngjarje gjigante! Gjilanin konsiderojeni shtëpinë tuaj të dytë. Suksese! LH

 

Etiketa:aktuale Gjilani Lutfi Haziri matematika olimpiada
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin

28 Qershor, 2022
Info+

Kryetari Haliti u prit në takim nga Ilaz Ramajli, ish kryetar i

28 Qershor, 2022
Policia

Angazhimet policore lidhur me planin operativ ”Vidovdani 2022”

28 Qershor, 2022
Shneta

Në tri ditët e fundit, 66 të lënduar në aksidente trafiku kërkuan

28 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin veror

28 Qershor, 2022

Angazhimet policore lidhur me planin operativ ”Vidovdani 2022”

28 Qershor, 2022

Jusuf Buxhovi dhuron mbi 100 libra për bibliotekën “Ramadan Musliu”

28 Qershor, 2022

Më 29.06.2022, Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës – Ja rendi i punës

28 Qershor, 2022

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

27 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com