Një pyetje për deputetët që do ta përfaqësojnë Anamoravën në Parlamentin e Kosovës

Një pyetje për deputetët që do ta përfaqësojnë Anamoravën në Parlamentin e Kosovës

Zgjedhjet Parlamentare janë caktuar për t’u mbajtur më 11 qershor të muajit tjetër dhe si duket Rajonin ton të Anamoravës do ta përcjellin të njëjta vështirësi, prandaj edhe i drejtohem opinion publik me një pyetje.

Refik  HASANI

Që nga caktimi i zgjedhjeve të para për Parlament  të Kosovës në vitin 2001 e deri tani deputetët që kanë përfaqësuar  Anamoravën nuk janë treguar  unik për investime dhe përfaqësim në ekzekutiv.

Për gati dy dekada në pesë legjislaturë ky trekëndësh kufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë si një rajon strategjik të interesit Ekonomik dhe Kombëtarë sikur nuk pati investime kapitale dhe përfaqësime në pozita kyçe  në nivelin qendror të Kosovës. Anamorava si rajon  është anashkaluar në investime dhe në përfaqësime.

Nga deputetët e legjislaturës të 11 qershorit të këtij viti presim një kthesë dhe një ndryshim të qasjes që  Anamorava në Parlamentin e Kosovës të përfaqësohet  duke  reflektuar jo vetëm për Gjilanit e Anamoravën por edhe investime në  ndërlidhjen me infrastrukturë me krahinën shqiptare  të mbetur nën administrimin e Serbisë dhe Rajonin e Kumanovës.

Sigurisht nuk do të vazhdon që Autostrada që lidh Gjilanin me  Prishtinën  dhe rrugët që ndërlidhet Gjilani  me Preshevë  e  Kumanovë nuk do të mbesin në mesë të fushatës  zgjedhore dhe realitetit. Kurse projekti kapital për të cilën është  angazhuar edhe autori i këtyre rreshtave  është fjala për zvarritjen e zgjidhjes së ujërave të zeza dhe lumit Mirusha për dy dekada nuk ka përfundim të këtij projekti.

Universiteti publik është hapur me një vonesë të pajustifikueshme në Gjilan në vend që të themelohet që në legjislaturën e parë të Parlamentit të Kosovës të vitin 2001. Kjo fletë që ky Rajon është  lënë pas dore dhe është  anashkaluar.

Gjilani si qendër Rajonale është duke pësuar humbje, kemi ngecje të shumta në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm. Rëndësia e trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë na shtyn të gjithëve për një bashkëpunim në mesë të Komunave dhe këtyre tri rajoneve kufitare. Është obligim moral, institucional, kushtetues e Kombëtarë që edhe në Anamorava të ketë  zhvillim, investim se përndryshe  Medvegja, Bujanoci dhe Presheva do të mbetën shumë larg Prishtinës, Tiranës dhe bregdetit shqiptarë.

Të gjitha që u shtruan këtu dhe shumë të tjera kemi një pyetje për deputetët që do ta përfaqësojnë Anamoravën në Parlamentin e Kosovës: A do të ketë  investim Anamorava dhe  trekëndëshi  kufitar Gjilan-Preshevë-Kumanova nga  legjislatura  e pestë e Parlamentit të  Kosovës.

Përveç një pyetje është një opinion i përgjithshëm që do ta kishin adresuar  përafërsisht të formuluar kështu.

 

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE