Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiten Afrim Halili dhe të tjerë gjatë ditës së sotme kanë vizituar disa vatra të zjarrit të cilat janë përhapur në komunën e Vitisë.
Haliti tha se institucionet komunale po bëjnë përpjekje të mëdha në ruajtjen e botës bimore dhe shtazore, të pasurisë private dhe publike por edhe të njerëzve në këtë komunë.
Ai nga afër ka vizituar edhe një vatër të zjarrit në mes të fshatrave Ramjan dhe Fshati i Ri, konkretisht në vendin e njohur me emrin ” Bagdat”, ku ju janë përfshirë nga zjarri me dhjetëra hektarë tokë dhe që po rrezikon tani edhe Pishat në fshatin Tërpezë.
Kryetari Haliti ju bënë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre të hapur pasi që po rrezikojnë sigurinë publike. Ai tha se dje gjatë intervenimit kanë pasur probleme shëndetësore edhe stafi i Njësisë Profesionale të Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit në Viti, të cilët kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente në Viti.
Kurse komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiteni Afrim Halili, ka kërkuar bashkëpunim e qytetarëve me qëllim që zjarrevensit të qëllimshme të sillen para drejtësisë.
Gjithashtu zyrtarët komunal bëjnë me dije se nga intervenimit e shumta janë dëmtuar edhe resurset humane dhe matriale që janë kyçe në parandalimin e përhapjes së zjarrëve.
Përndryshe që disa ditë kjo komunë është duke u ballafaquar nga zjarret e hapura e që shumë prej tyre dyshohet se janë zjarrëvënie të qëllimshme konkretisht në djegien e hamullorëve. /2LONLINE.com/