Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot vendpunimin ku po kryhen punët në ndërtimin e trotuarit që do të lidhë mes veti fshatrat Sllatinë e Poshtme dhe Sllatinë e Epërme.
Me këtë rast ai është takuar edhe me banorët e këtyre lokaliteteve, të cilët kanë theksuar se ndërtimi i këtij trotuari do të ndikoj pozitivisht në sigurinë në komunikacion në veçanti të këmbësorëve.
Haliti ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar të realizojë projekte në të gjitha lokalitet e kësaj komune të cilët janë në interes të qytetarëve.