Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Sllatinë e Epërme, me këtë rast ai ka parë nga afër punimet parapërgatitore që po zhvillohen në ndërtimin dhe asfaltimin e një rruge në këtë fshat, që është degëzim i rrugës Sllatinë e Epërme-Dardani, në afërsi të varrezave të këtij fshati.
Me këtë rast Kryetari Haliti, është pritur nga banorët e fshatit Sllatinë e Epërme, në krye me Kryetarin e Këshillit të Fshatit Sllatinë të Epërme, Daut Drugzani i cili në emër të banorëve falënderoi komunën për investimin në fjalë duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme për banorët e këtij lokaliteti. /2LONLINE.com/