DYLON

Isa Agushi i PDK-së kërkon që Edi Rama të shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Isa Agushi i PDK-së kërkon që Edi Rama të shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Isa Agushi, anëtar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar që ky Kuvend ta shqyrtojë mundësinë që Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, të shpallet Qytetar Nderi i Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ai tha se e meriton që z. Rama të shpallet Qytetar Nderi i Gjilanit dhe se do të ishte mirë që kjo të bëhet me iniciativë të Kuvendit. Agushit iu sugjerua që një kërkesë të tillë ta procedojë tutje në adresë të Kuvendit.

EkoHigjiena

Përndryshe, rikujtojmë se ndër personalitetet që janë shpallur “Qytetar Nderi” i Gjilanit  është edhe Ilir Meta, transmeton 2LONLINE.com/

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në vitin 2014, e kishte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” kryetarin e atëhershëm të  Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Metën. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.