Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet në projektin e ujësjellësit në fshatin Verban të Vitisë.
Me këtë rast ai është takuar me banorët e këtij lokaliteti, të cilët e falenderuan atë për këtë projekt të ujësjellësit, shumë të rëndësishëm.
Kurse kryetari Haliti tha se qeveria komunale e Vitisë mbetet e përkushtuar të realizoj projekte të cilat janë në interes të banorëve të saj.