DYLON

Përurohen Qendrën Informuese për shëndetin e gruas në QKMF-Kaçanik

Kaçanik
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, ka marrë pjesë sot në hapjen e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, projekt i realizuar në bashkëpunim të QKMF-së – Kaçanik dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Zëvendësministri Sadiku tha se Qendra rrjedhimisht do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës në këtë pjesë të Kosovës, që për Ministrinë e Shëndetësisë, është prioritet i përcaktuar edhe me Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë 2017 – 2021.

Në hapjen solemne ishin edhe Zëvendës Ambasadori i Republikës Çeke, z. Dushan Kralik, Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, Drejtori i QKMF-së- Kaçanik Nijazi Ilazi si dhe Mrika Aliu, Drejtoreshë e Qendrës Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

EkoHigjiena

Qendra informuese për shëndetin e gruas është një program i akredituar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe me iniciativën e Aksionit për Nëna dhe fëmijë si dhe QKMF-së në Kaçanik sot zyrtarisht u hap kjo qendër. Kjo është qendra e 5-të në Kosovë.

Deri me tash rreth 3000-5000 gra kanë marrë pjesë në këto qendra në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë e Shtërpcë dhe personeli mjekësor në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, QKUK, kanë deklaruar që gratë që vijnë pas konsultimeve në këto qendra kanë përvojë më të mirë të lindjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.