Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërrimin e gypit kryesor të ujit që furnizon pjesën më të madhe të qytetarëve të kësaj komune me ujë të pijshëm nga fabrika e përpunimit të ujit në Letnicë.
Me qenë se gypi i vjetër është nga asbest betonit ai është vlerësuar si i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Projekti në ndërrimin e këtij gypi po realizohet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë dhe të “Community Development Initiatives – CDI”.
Sipas projektit pritet që CDI-ja të financoj gypin e ri, kurse punët në rrjetin e ujësjellësit do të financohen nga vetë Komuna e Vitisë.