Hajnat vjedhin në një dyqan armëshPolicia e Kosovës, në raportin e saj ditor ka bërë me dije se në Viti, hajanat kanë depërtuar me forcë në një dyqan armësh ku kanë kryer një vjedhje që policia e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar.
Raporti i policisë:
VJEDHJE E RËNDË
Sheshi Njazi Ademi, Viti 05.03.2021 – 03:14. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një dyqan i cili merret me shitjen e armëve. Sipas pronarit të lokalit, është vjedhur një kasafortë ne të cilën kanë qenë të vendosura rreth 10-12 armë dhe rreth 3-4 pako me municion 9 mm. . Rasti është duke u hetuar.