Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast: “vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur në Kamenicë, ku i dëmtuari ka lajmëruar në polici se hajnat i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur para, laptop, ora dore e parfume.
Raporti i policisë:
VJEDHJE E RËNDË
Kamenicë 28.02.2021 – 16:15. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një laptop, tri ora dore, tri parfume dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar.