Sot në minutat e para të mëngjesit u bë hapja zyrtare e fushatës me shtabet e përbashkëta AKR-LDK të dy degëve në Gjilan. Para qindra simpatizantëve të koalicionit AKR-LDK u bë edhe hapja zyrtare e fushatës zgjedhore 2017, ku të pranishëm ishin kandidatët për parlamentin e Kosovës nga koalicioni AKR-LDK në Gjilan, thuhet në komunikatë ne AKR-së.
Kryetari i degës së AKR-së dhe njëherit edhe kandidat për Parlamentin e Kosovës, Ismet Hajdini, në hapjen e fushatës para qindra simpatizantëve tha se nuk duhet dyshuar në fitoren e koalicionit.
“Mos dyshoni në fitore të koalicionit tonë, as mos e diskutoni fitoren se kundërshtari ka plotësuar të gjitha kushtet për të qen në opozitë”, ka thënë Hajdini.
Kandidati për deputet nga AKR dega në Gjina Ismet Hajdini, fillimisht është takuar me shtabin e AKR-së pak minuta para se të hapet zyrtarisht fushata zgjedhor. Ku të gjithë të pranishmëve në zyrat e AKR-së ju drejtua me një fjalë rasti për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Ai tha se këto zgjedhje janë fitore e sigurt e Koalicionit tonë.
“ Këtë zgjedhje janë fitore e sigurt e koalicionit tonë, por rëndësia e këtyre zgjedhjeve do të jete e madhe sepse Kosova do të bëjë kthesën e saj drejt një normaliteti që ka kohë qe është dalë nga të qenit e qeverisur si duhet. Me rrugëtimin tonë të përbashkët dhe me mbështetjen e madhe të presidentit Behgjet Pacolli ne do të jemi shembull dhe Kosova do të ndërrojë për të mirë”, tha ia.
AKR nga tani do të shtojë aktivitet e njëpasnjëshme, duke shpalosur para qytetarëve programin fitues të koalicionit AKR-LDK në këto zgjedhjet e 11 Qershorit 2017, theksoi zëdhënësi i shtabit, Sami Spahiu.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017