Zëdhënësja e Degës së LDK-së në Gjilan, Gresa Avdiu, ka thënë se po paraqet shqetësimet e radhës, që kanë të bëjë me Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, e ku, sipas saj, bëhet fjalë për një gjobë që i është shqiptuar DKA-së, që përveç se është rëndim për buxhetin e Komunës, është turp për qasjen që ky ekzekutiv ka në llogaridhënie dhe transparencë para qytetarëve dhe organeve kompetente.
“Drejtorisë së Arsimit në Gjilan për: Shkeljen e dispozitës të nenit 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2012 për Përcaktimin e Gjobave dhe Shumave Konkrete për Shkelje të Dispozitave të Ligjit të Punës, për mosprezentim të dokumentacionit të kërkuar nga ana e Inspektorëvetë Punës, i është shqiptuar gjobë prej 7,200 euro ( shtatë mijë e dyqind euro). Shkeljen e nenit 22, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, i është shqiptuar gjobë prej 3,000.00 euro (tre mijë euro). Për shkeljen e nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 i Ligjit të Punës Nr. 03/L- 212, i është shqiptuar gjobë prej 300 euro (treqind euro)”, ka thënë Avdiu,
Ajo shtoi se shumë shkolla kanë dështuar në tërësi të bëjnë prezantimin e dokumentacionit të kërkuar nga ana e inspektorëve të punës, shumë të tjera gjithashtu nuk kanë arritur të prezantojnë certifikatat shëndetësore për asnjë punëtorë të arsimit, gjithashtu listën e pagave e procedurën e shpalljes se konkurseve dy vitet e fundit.
Avdiu e LDK-së tha tutje se në një institucion parashkollor, Drejtoria nuk ka bërë publik konkursin për pranimin e një punëtoreje, ndonëse kjo kërkohet me ligj, sepse punëdhënësi saherë pranon një punëmarrës, obligohet të shpallë konkurs dhe ta bëjë publik atë.
Zëdhënësja e LDK-së së Gjilani tha edhe se Drejtoria e Arsimit në Gjilan, për këto shkelje dhe papërgjegjësi, deënohet me 10,500.00 euro gjobë nga Inspektorati i Punës, gjobë të cilën duhet ta paguajë brenda 30 ditëve pas shqiptimit të saj.
Sipas saj, ky nuk është dënimi i parë për jollogaridhënie që i drejtohet këtij ekzekutivi. Gjoba të tilla të larta prej mijëra eurosh ka marrë Komuna e Gjilanit edhe në fillim të mandatit.
“Ky nuk është skandali i vetëm, sepse tashmë në çdo konkurs është vërtetuar nepotizmi i paparë e punësimi puro partiak”, ka thënë në fund, Gresa Avdiu, zëdhënëse e Degës së LDK-së në Gjilan. /2LONLINE/