DYLON

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me mallra/kafshë

Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me mallra/kafshë
Avatar photo Redaksia

Njësia e TASK-FORC-ës (Polica e Kosovës dhe Dogana e Kosovës), konkretisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje, më14.09.2024 rreth orës 07:40, në vazhdën e aktiviteteve për parandalim dhe luftim e kontrabandës në pika kufitare, ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra, konkretisht kafshë.

Policia ka identifikuar dhe ndaluar në fshatin Hodonocë të Kamenicë një veturë me targa vendore drejtuar nga dyshuari mashkull kosovar me iniciale A.Q., i moshës 29 vjeqar nga Kamenica i cili është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandë me 18 krerë dhi. Dhitë dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori i Serbisë në territorin e RKS-së dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës, njofton Policia. /2LONLINE/