Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka bërë me dije për aksionin e durimit të gjakut nga Forumi i Gruas së LDK-së në Gjilan.
Forumi i Gruas të LDK-së, në Gjilan, shoqëruar nga kryetarja e FG –së dhe deputetja e kuvendit të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, dhuruan gjak për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, në Spitalin Regjional te Gjilanit.
“Gratë dhurojnë jetë, gratë dhurojnë gjak”, shkruan deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi.