DYLON

MSh lansoi Doracakun e Minitorimit dhe Vlerësimit të Strategjisë sektoriale shëndetësore

MSh lansoi Doracakun e Minitorimit dhe Vlerësimit të Strategjisë sektoriale shëndetësore
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të fillimit të zbatimit të Sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit (M&V) të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore (SSSh) 2017-2021, Ministria e Shëndetësisë lansoi sot Doracakun e Monitorimit dhe Vlerësimit të kësaj strategjie.

Doracaku i lansuar ofron përshkrimin e hollësishëm të monitorimit dhe vlerësimit dhe është zhvilluar për të monitoruar zbatimin e aktiviteteve dhe arritjen e objektivave të SSSh-së 2017-2021, ndërsa fushëveprimii i tij përfshin të gjitha institucionet hisedare si dhe partnerët e tjerë strategjikë të përfshirë në SSSh.

Zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Rrustem Musa tha se SSSh ka për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit shëndetësor dhe synim primar-përmirësimin e shërbimeve, përkatësisht plotësimin e kërkesave të pacientëve.

EkoHigjiena

Reforma e projektuar nga Strategjia, tha ai, është e dizajnuar dhe zbatimi i saj mbështetet nga faktorët relevantë vendor dhe partnerët strategjik ndërkombëtar.

“Për të siguruar një sfond analitik, MSh ka monitoruar fillimin e zbatimit të kësaj strategjie, duke definuar qartë drejtimet dhe bartësit e zhvillimeve, autorizimet dhe përgjegjësitë ligjore”, tha zëvendësministri Musa.

Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së (UD.), dr. Naim Bardiqi, tha se, me qëllim të zhvillimit të procesit të monitorimit dhe vlerësimit të SSSh 2017-2021, MSh qysh më parë ka themeluar strukturën e veçantë në kuadër të Departamentit për Zhvillim Strategjik Shëndetësor – Divizionin për Monitorim dhe Vlerësim.

Ai tha se qëllimet e sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të SSSh-së, janë që në të ardhmen të përdoret në të gjitha institucionet shëndetësore dhe institucionet e tjera hisedare të SSSh-së për ofrimin e informatave për MSh-në dhe hisedarët e tjerë lidhur me përmbushjen e objektivave dhe rezultateve të SSSh-së, me qëllim që të mundësojë politikëbërje të bazuar në dëshmi; të ndihmojë vendim-marrjen si dhe ndërmarrjen e masave të duhura sipas nevojës.

Gjithashtu, theksoi dr. Bardiqi, sistemi i M&V ndihmon të harmonizojë, standardizojë dhe thjeshtësojë procedurat e mbledhjes, agregimit dhe shpërndarjes së të dhënave ndërmjet institucioneve shëndetësore; rrit ndërgjegjësimin dhe përdorimin e qasjes së monitorimit e vlerësimit në sektor dhe forcon rolin drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë në sektor si vendimmarrëse dhe udhëheqëse e Strategjisë.

Një prezantim të Doracakut dhe mënyrës së përdorimit të tij, i cili përmban edhe formularët e 62 indikatorëve shëndetësor që dalin nga objektivat strategjike të SSSH-së, e e bëri eksperti italian Andrea Poze, i cili ka ndihmuar MSh-në në dizajnimin e doracakut dhe në trajnimin e zyrtarëve shëndetësor për përdorimin e tij.

Doracaku është zhvilluar me mbështetjen e Agjensisë së Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor përmes Programit mbështetës të Shëndetësisë KSV/ 017.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.