DYLON

U pensionua mjeku specialist – internist, Abedin Salihu

U pensionua mjeku specialist – internist, Abedin Salihu
Avatar photo Redaksia

Pensionohet Dr.Abedin Salihu pas plotë 28 vjetësh punë në përkujdesje të pacientëve në fushën e Internistikës pranë Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Sot pas 28 viteve shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve u pensionua mjeku specialist – internist Dr.Abedin Salihu. Spitali i Përgjithshëm në Gjilan falënderon Dr.Abedin Salihun për kontributin shumëvjeçar që ka dhënë dhe i dëshiron shëndet e çdo të mirë për të dhe familjen e tij.

EkoHigjiena

Dr.Abedini ka lënë gjurmë pozitive kudo që ka punuar e vepruar, ai sot është pensionuar duke e kryer me shumë ndërgjegje e krenari karrierën e tij prej profesionisti. Për këtë ditë të veçantë të tij janë bërë shumë urime e komente për pensionimin e tij.

“Në emër të menaxhmentit shprehim mirënjohjen e përhershme për kontributin shumëvjeçar në Shëndetësi duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës së tij, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.