Futbollisti i njohur me prejardhje nga Kosova ka disa javë që është bërë baba për herë të parë. Kapiteni i Arsenalit së fundmi ka publikuar një fotografi nga pushimet e këtij vikendi, gjersa në imazhe u shfaq edhe vajza e tij, Ayana.
Fakti i ardhjes në jetë të princeshës të vogël duket se po e lumturon cdo ditë jetën e futbollistit të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.
Xhaka tani ka publikuar edhe fotografinë e parë duke e mbajtur vajzën e tij në krah, dhe ka shkaur emrin e saj: “Ayana”, duke ia bashkangjitur shenjën e zemrës.
Secili fëmijë është i rëndësishëm, por gëzimi i parë dhe lidhja natyrore e baballarëve me vajzat duket se e ka goditur edhe Granit Xhakën.