DYLON

SC Gjilani reagon pas dënimit të FFK-së, vendos t’i luaj ndeshjet si vendas në këtë stadium!

SC Gjilani reagon pas dënimit të FFK-së, vendos t’i luaj ndeshjet si vendas në këtë stadium!
Avatar photo Elife Sherifi

SC Gjilani ka vendosur ta zhvilloj duelin ndaj Trepçës ‘89 në Drenas, në stadiumin e Feronikelit, “Rexhep Rexhepi.

Këtë iniciativë klubi gjilanas e mori pas dënimit nga Komisioni Disiplinor i FFK-së me dy ndeshje lojë jashtë stadiumit të qytetit në Gjilan.

Gjilanit i është aprovuar kërkesa nga klubi Feronikeli dhe kjo ndoshta do të ishte mundësi edhe për tifozët gjilanas që të jenë në mbështetje të klubit, qoftë edhe individualisht.

EkoHigjiena

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi nëpërmjet një njoftimi për media.

NJOFTIM:

Sport Club “Gjilani”, ju njofton se ditën e djeshme ka pranuar dënimin e vendosur nga Komisioni Disiplinor, i Federatës së Futbollit Kosovës, që dy ndeshjet e radhës të parapara të zhvillohen në Gjilan, ku skuadra jonë detyrohet që këto dy ndeshje ti zhvilloj jashtë stadiumit “Agim Ramadani-Katana”, të Gjilanit dhe pa praninë e tifozëve.

Bëjmë të ditur se ndeshja kundër Trepçës 89′, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, ku pas kërkesës sonë kemi hasur në përgjigje pozitive nga, Klubi i Futbollit “Feronikeli”, që ndeshjën kundër ekipit mitrovicas ta zhvillojmë në stadiumin e tyre, të cilët i falemnderojmë për bashkëpunimin dhe mundësinë e ofruar nga ta.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Trepçës 89′, zhvillohet ditën e nesërme( e diele), me fillim nga ora 14:00, e vlefshme për javën e 12-të kampionale, në Ipko Superligë.

SC Gjilani

Gjilan, 26 Tetor

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.