Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të cilësuar si “grabitje”, që ka ndodhur në Novobërdë.
Viktima, mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij me targa vendore, TAXI, në të cilën gjendeshin tre persona, njëri prej personave në veturë e ka vringëlluar një armë dhe e kishte detyruar ta ndalë veturën.
Sipas raportit policor, taksistin e kanë larguar nga vetura, paraprakisht nga xhepi ia kishin marrë kuletën në të cilën kishte pasur para dhe më pas, tre të dyshuarit me atë veturë ishin larguar në drejtim të panjohur.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.