Sipas një artikulli në “NZZ am Sonntag” në vitin 2018 në Zvicër 2900 persona të të dy gjinive kanë diplomuar në një shkollë përkatëse profesionale ose shkollë të lartë profesionale të kësaj fushe.
Gjatë po të njëjtit vit u janë njohur diplomat rreth 2700 infermiereve dhe infermierëve që kanë ardhur nga jashtë për të punuar në Zvicër.
Kurse, brenda dhjetë viteve të fundit në Zvicër janë njohur diplomat e më shumë se 21.000 infermierëve të huaj, duke bere qe 50 per qind e tyre te jene jo zvicerian.
Shumica e madhe e të huajve të kësaj kategorie janë nga Gjermania dhe Franca. Pas tyre vijnë ata nga India, Polonia, Rumania, Bullgaria, Filipinet, Kina etj.
Përveç kësaj, gjatë vitit 2018 kanë filluar nga puna në institucionet shëndetësore zvicerane disa dhjetëra profesionistë të huaj të fushës pa pasur njohje zyrtare për profesionin e mbaruar.