UEFA tashmë ka zyrtarizuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian Çeki – Kosovë.
Ai është italiani Gianluca Rocchi.
Rëndësia e ndeshjes ka bërë që edhe Federata Evropiane e Futbollit, të delegoj njërin nga gjyqtarët më autoritativ në Evropë, shkruan Indeksonline.
Rocchi edicionin e kaluar referoi finalen e Ligës së Evropës në mes Arsenalit dhe Chelseat.