DYLON

Dy yjet e Anglisë lëndohen dhe nuk udhëtojnë në Kosovë

Dy yjet e Anglisë lëndohen dhe nuk udhëtojnë në Kosovë
Avatar photo Elife Sherifi

Ross Barkley dhe Tom Heaton janë larguar nga lista e Anglisë për shkak të lëndimeve. Barkley dhe Heaton nuk do të marrin pjesë në dy ndeshjet e fundit eliminatore për ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi dhe Kosovës shkaku i lëndimeve.

Portieri i Sheffield United Dean Henderson do ta zëvendësojë Heatonin, derisa trajneri i Anglisë Gareth Southgate nuk ka asnjë plan për ta zëvendësuar yllin e Chelseat Barkley.

Henderson, i cili është në huazim te Sheffieldi nga Manchester Unitedi, do t’i bashkohet ‘Tre Luanëve’ në grumbullimin e radhës.

EkoHigjiena

Ai ishte i ftuar nga Southgate edhe për ndeshjet e fundit ndaj Çekisë dhe Bullgarisë, por që nuk kishte luajtur.

Ndryshe, Anglia mund ta sigurojë kualifikimin në ‘Euro 2020’ me një fitore eventuale ndaj Malit të Zi në ‘Wembley’ të enjten.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.