UEFA ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Tottenhamit.
Gjyqtarët që do t’iu besohet ndeshja më e rëndësishme e vitit janë sllovenët, Damir Skomina dhe do të asistohet nga Jure Praprotnik dhe Robert Vukan.
Arbitri i katërt do të jetë Mateu Lahoz. Ai ka marrë licencën e FIFA nga viti 2003.
Ai më herët ka drejtuar ndeshje të Superkupës, ndeshje të Kupës së Botës dhe finalen e Europa League në mes të Ajaxit dhe Manchester United.