Liverpool humbi titullin, por then rekord evropian për vendin e dytë

Liverpool humbi titullin, por then rekord evropian për vendin e dytë

Liverpool-i ka humbur një titull që mungon prej pothuajse 30 vitesh, kur kampionati anglez quhej akoma ‘Firts Division’.

Pavarësisht nga kjo, “Të Kuqtë” mund të krenohen për rekordin që kanë vendosur: me 97 pikët e grumbulluara në këtë kampionat, lojtarët e Klopp janë vendi i dytë më i mirë në 5 kampionatet kryesore të Europës në epokën e 3 pikëve.

Duke qëndruar në Angli, para Liverpool-it, titulli i nënkampionëve më të fortë mbahej nga Manchester United, që e mbylli sezonin 2011/12 me 89 pikë.

Para Liverpool-it të Klopp-it, mbreti i vendeve të dyta ishte Real Madrid-i i Manuel Pellegrini-t, që grumbulloi 96 pikë në sezonin 2009/10, tri më pak se Barcelona e Pep Guardiola-s.

Ndërkohë, rekordin në Itali e mban Napoli, që e mbylli kampionatin e kaluar me 91 pikë, katër më pak se kampionët e Juventus-it. Duke u zhvendosur në Francë, ky rekord mbahet nga PSG, që në sezonin 2016/17 ka grumbulluar 87 pikë, të pamjaftueshme për të parakaluar Monaco-në e Mbappe dhe Bakoyoko.

Kjo renditje e veçantë mbyllet me Borussia Dortmund, që në sezonin 2015/16 grumbulloi 78 pikë, por në një kampionat me 18 skuadra.

KOMENTE