Me hapjen e konkurseve nëpër institucionet shtetërore, janë rritur edhe kërkesat në mënyrë drastike nga ana e qytetarëve për tu pajisur me certifikata nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Duke i parë kërkesat e qytetarëve stafi i gjykatës menjëherë ka ndërmarr masat, duke angazhuar një staf në numër më të madh, në mënyrë që qytetarët të pajisjen sa më parë me këto dokumente nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Që nga data 23 shkurt 2017 e deri më sot në gjykatë janë pranuar rreth 1000 kërkesa të qytetarëve për tu pajisur me certifikata.
Ndërkohë gjykata ka arritur numër rekord të lëshimit të certifikatave, duke i lëshuar deri në 200 certifikata në ditë për qytetarët.
Institucionet shtetërore i kërkojnë këto certifikata nga kandidatët, në mënyrë që të shohin të kaluarën e tyre, se mos janë janë të dënuar nga gjykata apo janë në procedurë penale.