DYLON

PK: Këtë vit do të shtohen aktivitetet në drejtim të bashkëpunimit me drejtorët e shkollave

Policia e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka realizuar një takim me drejtorin e arsimit në Gjilan, KFOR in Amerikan, si dhe përfaqësues te ICITAP-it. Takimi u realizua ne lokalet e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan.

Me këtë rast drejtoresha e DKA-së, Shqipe Kastrati-Haziri ka lavdëruar policin e Kosovës për bashkëpunimin korrekt dhe punën që po bënë PK-ja për krijimin e një ambienti të sigurt rreth shkollave ku numri i incidenteve është në rënie dhe dukshëm ma i  vogël se në të kaluarën.

Rreshtere Sadete Sadiku nga Policia e Kosovës është zotuar se këtë vit do të shtohen aktivitetet në drejtim të bashkëpunimit me drejtorët e shkollave.

EkoHigjiena

Po ashtu strategjia “Policia ne Bashkësi” do të jetë në fokus tê implementimit, dhe objektiv policore do të jetë “Krijimit i sigurisë nëpër shkolla të të gjitha niveleve” dhe  i krijimit të afrisë dhe rritja e besueshmërisë se punëve policore në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Fare në fund pjesëtaret e KFOR-it amerikanë kane shpërndara mirënjohje për Policin e Kosovës në shenjë falënderimi për bashkëpunim nga ana e Policisë së Kosovës, për kontributin që po japin në ruajtjen e rendit dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.