Gjumi pastron toksinat nga truri ynë ndërsa flemë dhe mund të hap rrugë të reja për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve që prekin sistemin neurologjik.
Sipas studimit të Universitetit të Bostonit, kur flemë truri udhëton nëpër disa faza, nga një gjumë i lehtë tek një gjumë i thellë.
Në këtë fazë duket sikur kemi rënë pa vetëdije dhe bazohet në lëvizjen e shpejtë të syve dhe është më e madhe mundësia që të shikojmë ëndrra.
Sipas ekspertes që u mor me studimin Laura Lewis, gjumi i thellë shoqërohet me ruajtjen e kujtesës.
Një studim i rëndësishëm i vitit 2013 mbi minjtë, tregoi se ndërsa flinin toksinat si beta amiloid, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundjen e Alzheimerit, u zhdukën.
Ai proces ndodhi vetëm gjatë gjumit dhe u dyshua se lëngu cerebrospinal, pjesë e trurit mund të jetë i përfshirë.
Gjatë gjumit të lehtë, valë të mëdha, të ngadalta të lëngut cerebrospinal ishin duke ecur në tru, ku neuronet fillonin të sinkronizoheshin, ndizeshin e fikeshin në të njëjtën kohë.