Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin e Adem Demaçit, i cili sot ndërroi jetë.
“Prehu në paqe Baca Adem! Gjithë jetën i shërbeve dhe gjithë jetën e nderove atdheun. Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd”, ka shkruar kryeministri Haradinaj, në profilin e tij në facebook.