Portieri spanjoll, Iker Casillas ka pësuar një sulm në zemër gjatë stërvitjes së djeshme, ku është dërguar me urgjencë në spital.
Shëndeti i legjendës spanjolle tashmë është stabil dhe nuk ka ndonjë rrezik. Këtë e ka konfirmuar edhe vet ai.
“Gjithçka nën kontroll këtu, një frikë e madhe, por me forcat e pamposhtur. Ju faleminderit shumë për mesazhet dhe dashurinë”, ka shkruar Casillas.
Ish-portieri i Real Madrid ka marrë shumë mesazhe gjatë ditës nga klubet dhe futbollistë të nivelit botëror.