DYLON

“Agim Ramadani” n’qendër të Gjilanit, aktivitetet për të vazhdojnë në Zhegër

“Agim Ramadani” n’qendër të Gjilanit, aktivitetet për të vazhdojnë në Zhegër
Avatar photo Redaksia

Portreti me 276 mijë e 138 gëzhoja plumbi i heroit të kombit, komandant Agim Ramadani – KATANA, është vendosur në qendër të Gjilanit.

Ky mozaik u bë nga i riu Besart Gashi, dhe u vendos në Qendër të Gjilanit në ditën e lindjes së heroit.

Kjo zgjoi kërshërinë e gjilanasve të ciltë edhe me rastin e vendosjes së këtij punimi në qendër të Gjilanit u mblodhën dhe qëndruan aty për ta parë nga afër zbulimin e këtij punimi të heroit Agim Ramadani – KATANA.

EkoHigjiena

Përndryshe, në Zhegër të Gjilanit, vendlindjen e heroit, po mbahen aktivitetet të ndryshme në kuadër të Manifestimit Kulturor “Ditët e Agimit”, që i kushtohet nderimit të figurës poliedrike të heroit të kombit, Agim Ramadani-Katana.

Dje me 1 maj, u mbajtën aktivitetet “Edhe me sport kujtojmë Agimin” ku kishim turnir në futboll të vogël dhe “Flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Koshares”, ndërsa sot e enjte prej orës 15: 30, do të kemi orën letrare “Muza e Agimit”..


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.