Gjilanit urgjentisht i duhet ndryshimi e ndryshimin mund ta bëjnë vetëm një klasë intelektualësh, të prirë nga një njeri i dijshëm, i drejtë dhe i guximshëm për veprime në të gjitha segmentet e shoqërisë kosovare. Koha për ndryshime, tani o kurrë!
Fehmi Sylejmani
Të mësojmë nga praktikat e deritashme të mbrapshta, që na morën votën dhe asgjë nuk bën për popullin-qytetarin. Zgjedhjet bëhen për të zgjedhur, për ndryshime, për të mirën e përgjithshme e, jo për vazhdim të mandateve të zgjedhësve këtu e 17 vite në vazhdim! Iku koha e profiterëve, demagogëve, gënjeshtarëve, zhvatësve, pakurrizorëve, dilingjive, e …
Me këso lloj tipash nuk e mbanë optimizmi se me këto zgjedhje do të përmirësohet gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike e shumicës së qytetareve. Se do të zhvillohet ekonomikisht qytetit, se do të rritet cilësia e shërbimeve e publike, administratës, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë e shumë segmenteve tjera shoqërore politike.
Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan doli e para me kandidatin e saj zyrtar për kryetar dhe atë nga një porces i brendshëm demokratik, i hapur, transparent dhe shumë korrekt, dhe pa asnjë dyshim se edhe në zgjedhjet e 22 tetorit do të jetë e para. Një kandidati i denjë për të qeverisur me Komunën e Gjilanit, me Lëvizjen Vetëvendosje, për një Gjilan dinjitozë, të drejtë, social dhe zhvillimor. Prandaj shpresa e vetme e gjilanasve është piketuar vetëm drejtë një piste e ajo është Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht kandidati i saj për kryetar Sami Kurteshi. Pra Gjilanit i duhet një kryetar i guximshëm, që sjell ndryshime rrënjësore
Në të vërtetë kush është Sami Kurteshi.
Njeri besnik dhe i ditur! Atdhetar i dëshmuar !Njeriu që ka dhënë shumë për çlirimin e Kosovës! Njeriu që i flet dhe i shkruan katër gjuhë të huaja!Njeri i sinqertë, i pa korruptuar dhe i drejtë! I burgosur politik! Magjistër i Shkencave Politike në Universitetin e Cyrihut! Ish Avokat i Popullit!
Aktualisht deputet i sapozgjedhur!Fat i madh për Gjilanin ta udhëheqë një burrë i tillë nga një familje me taban të fortë kombëtar!
Me Sami Kurteshin koncepti dhe ideologjia e LVV vetëm sa do të rriten dhe forcohen, e natyrshëm se shumë lehtë do të aplikohen. Dhe nga e gjithë kjo më së shumti do të përfitojnë qytetarët gjilanas, sepse paraja e qytetarit në asnjë formë nuk do të keqpërdoret.
Pra, Gjilanit i duhet një kryetar që e ndal koasin urbanistik, që ndal shëmtimin e qytetit, që e ndal hajninë e korrupsionin, që ndal punësimet masiv të militantëve partiak e nepotizmin, që e ndal keqpërdorimin në zyrën e prokurimit, që e ndal pirjen e duhanit në vendet publike, që e vë në lëvizje mekanizmin e inspektoratit në të gjitha sektorët, duke e shtuar kontrollin dhe vëzhgimin permanent, duke ua kthyer shpresën qytetarëve, sepse gjilanasit meritojnë vërtetë shërbime dhe tretman shumë më të mirë që kanë ofruar pushtet e deritashme.
Po kthehet shpresa në Gjilan, priten ditë shumë më të mira. 22 tetori ditë kthese në Gjilan.
/Autori është anëtar i Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje/