Gjilani ka prezantuar transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar, Oltion Rapa. Rapa ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me gjilanasit.
Ka qenë faqja zyrtare e Gjilanit që e ka zyrtarizuar transferimin e Rapas, që më parë ishte pjesë e Luftëtarit në Shqipëri.
Ky është postimi zyrtar:
ZYRTARE: Rapa futbollist i Gjilanit
Gjilan, 20 Qershor-Oltion Rapa është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit.Mbrojtësi i qendrës sot ka nënshkruar me klubin kuq e bardhë, që e mbanë atë pjesë të skuadrës së Gjilanit për dy edicionet e ardhëshme.
Oltion Rapa, i lindur në Tepelenë, sezonin e kaluar ishte pjesë skuadrës nga “Superioria” në Shqipëri, KF Luftëtari.Rapa ishte lojtar prezent thuajse në të gjitha takimet e ish-skuadrës së tijë, sikurse në ligën elitare të Shqipërisë, gjithashtu edhe në kupë, nga 4 vitet e kaluara sa ishte pjesë e Luftëtarit.Po ashtu Rapa , kishte bërë paraqitje edhe në garat europiane me skuadrën gjirokastrite.
Mbrojtësi i ri i Gjilanit, Oltion Rapa, gjithë karrieren e tijë e kishte kaluar në Shqipëri, kurse Gjilani do të jetë aventura e tijë e parë larg kampionatit Shqipëtarë, ku ai kishte milituar gjatë këtyre viteve të karrierës së tijë, dhe ku u formua si futbollist.