Turneu tashmë tradicional i futbollit për grupmoshat U15 dhe U13 për klube, “Megi Cup International” këtë vit u mbajt në Durrës të Shqipërisë.
Edhe këtë vit morën pjesë klube të shumta nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa aty ishte edhe Sc.Gjilani me dy katëgoritë U15 dhe U13.
Në fund, triumfoi Gjilani U15 si më i miri i kësaj gare, duke u stolisur me kupën e kampionit të turneut.
Duhet cekur se pikërisht ky ekip i udhëhequr nga Sadullah Ajeti është kampion në gjeneratën e vet në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit.
Ekspedita e Gjilanit në Shqipëri zgjati gjashtë ditë me shkas përgatitjet për kampionatin e ri dhe për pjesëmarrje në turne.