Kjo urë bashkëpunimi duhet të krijohet në mes të popullatës shqiptare që jeton në të dy anët e kufirit në tri shtete. Një bashkëpunim i mirëfilltë duhet të bëhet në mes Gjilanit në njërën anë dhe Kumanovës, Bujanocit, Preshevës e Medvegjës në anën tjetër. Ndryshe, dihet se popullatën e komunës së Gjilanit e përbëjnë edhe të ardhurit nga vendbanimet e këtyre komunave.
Mjaftë kishte barriera dhe pengesa në sistemin komunist, për gjysmë shekulli jo që ishte vështirë të komunikonin komunat shqiptare edhe pse ishin në një shtet të quajtur Jugosllavi por komunikimi ndërshqiptarë në mesë veti nuk ishte kurrfarë.
Tashmë duhet ti qasemi dhe kërkohet integrimi shqiptarë. Këto komuna të banuara me popullatë shumicë shqiptare. Fluksi më i madh i të ardhurve në Gjilan i kemi qytetarë të ardhur pas luftës së fundit , pra pas qershori 1999 . E këto janë dy kategori të ndryshme: Të dëbuarit dhe të zhvendosurit pas luftërave të fundit në këto hapësira si dhe migrim i banorëve fshat – qytet si shpërngulje në kërkim të kushteve për një jetë më të mirë.
Duhet përmendur se për shkak të mungesës së lirisë së lëvizjes, por edhe nga frika e pasiguria, i kanë lëshuar trojet e tyre, shumë qytetarë, veçmas ata nga fshatrat që janë nga brezi kufitarë si ata në brezin kufitar Kosovë – Serbi po ashtu edhe ata Kosovë – Maqedoni.
Kurse qytetarët shqiptarë që u shpërngulën për shkak të kërkimit të kushteve më të mira, e bënë këtë për tu afruar me qendrat më të mëdha komunale, për shkak të shkollimit, përkujdesjes mjekësore e të tjera.
Ky migrim nga fshati është bërë edhe për shkak të mungesës së infrastrukturës, nuk ishin të lidhura fshatrat fare me qendra komunale. Andaj është e nevojshme të hapen vendkalimet kufitare si ai te Dobrosini i Bujanocit, te Kapia e Medvegjës, te Stanqiqi i Kumanovës dhe te Breznica e Bujanocit.
Sot lirisht mundë të themi që disa vendbanime, lokalitete që dikur ishin edhe qendra të bashkësisë lokale sot jo që kanë mbetur gjysmë të zbrazura por kanë mbetura fare të boshatisura.
Më e dhimbshmja është që këto familje nuk do të kthehen, e dhimbshmja më e madhe se këto familje të tëra kanë migruar në shtete të largëta tej oqeanike dhe nuk do të kthehen as për pushim në hapësirat tona etnike shqiptare.
Pra, është nevojë e domosdoshme që të gjitha komunat kufitare andej e këndej kufirit, të komunikojnë mes veti sepse do të ketë përfitime të shumë anshme si në, në shkëmbimin zyrtar të informatave të ndërsjella me interes të përgjithshëm, Integrimin më të lehtë të këtyre banorëve. formimin e komisioneve të përbashkëta për çështje të caktuara, aplikimin e rregullave të reja në qarkullimin e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftim.
Bashkëpunimi në mes të komunave kufitare do të krijonte premisa shumë të mira që sa më parë ne shqiptarët të integrohemi si një tërësi nga e tërë hapësira e jonë etnike shqiptare.
Vetëm bashkëpunimi në shumë fusha krijon lehtësira për të zënë hapin dhe të nisemi drejtë tregut të përbashkët Evropian. Ne ti njohim më mirë vlerat tona e pastaj me këtë zhvillimi, kulturë të përgjithshme shqiptare, do të jemi pjesëmarrës në tregun ekonomik dhe kulturor të Evropës dhe globit mbarë. /2lonline/