Gjilani para pak ditësh ka nënshkruar me mbrojtësin Erlis Frashëri, ndërkohë që trajneri Gentian Mezazni kërkon të afrojë në skuadrën e tij edhe të tjerë futbollistë nga Superliga e Shqipërisë.
Mwsohet jo zyrtarisht se objektiv tjetër i gjilanasve është mbrojtësi Harallamb Qaqi. Futbollisti 25-vjeçar njihet mjaft mirë nga Mezani, i cili e ka pasur nën urdhra kur ishte te Laçi.
Qaqi sezonin e fundit e nisi te Kukësi, ku u aktivizua në 8 ndeshje (5 titullar). Për më shumë hapësira ai kaloi te Kamza dhe luajti 4 takime dhe më pas skuadra periferike e kryeqytetit u përjashtua.