Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka shkruar në profilin e tij në facebook se Gjilani sot po e pret kreshnikun e Karadakut Idriz Seferin mu në qendër të qytetit aty ku edhe e kishte vendin.
Ja postimi i tij i plotë:
Gjilani sot pret kreshnikun e Karadakut Idriz Seferin mu në qendër të qytetit aty ku edhe e kishte vendin, hijerëndë do të rri përball heroit të luftës më të re Agim Ramadanit.
Sot bëhen bashkë e kaluara me të sotmen, gjeneratat vendosen në një vend përball njëri tjetrit.
Kolosi i Kaçanikut zbret në tokën e lirë, në tokën e të parëve aty ku luftën e shndërroi në paqe, sakrificën në zhvillim e mbi të gjitha sot i jep frymë shtetësisë së Kosovës dhe jo vetëm Kosovës por tërë Shqiptarisë.
Urime Gjilan, po vjen i skalitur në shtatore heroi i kombit Idriz Seferi!