DYLON

Presidentët Thaçi e Meta sot në Gjilan

Presidentët Thaçi e Meta sot në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, do të jenë sot të pranishëm në Gjilan, ku do të priten nga garda ceremoniale e FSK-së te Platoja e Teatrit.

Presidentët Thaçi e Meta do të marrin pjesë në ceremoninë mbarëkombëtare të Festimit të 28 Nëntorit, 105-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në nderim të Kolosit te Karadakut, Idriz Seferi, Nderi i Kombit, shtatorja e të cilit do të zbulohet sot në qendër të Gjilanit.

Përndryshe ja edhe aktivitetet tjera të ditës së sotme

EkoHigjiena

E hënë, 27 Nëntor 2017

Ora 9:00, zbulimi i busteve:
o Ora 9:00 zbulimi i bustit të Reshat Ymerit
o Ora 9:15 zbulimi i bustit të Xhavit Ahmetit
o Ora 9.30 zbulimi i bustit të Esat Berishës
o Ora 9:35 zbulimi i bustit të Halim Oranës
o Ora 9:45 zbulimi i bustit të Muharrem Ibrahimit
Ora 10:00, Pritja Zyrtare me Gardën Ceremoniale te FSK-se per Presidentet Meta dhe Thaçi, Platoja e Teatrit te Qytetit
Ora 10:20, Shpërndaja e dekoratave nga Presidenti Meta dhe Kryetari Haziri, Teatri i Qytetit
Ora 11:00, Pritja e personaliteteve shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, Zyra e Kryetarit ne Hollin e Teatrit te Qytetit
Ora 11:15, Manifestimi Qendror, Zbulimi i Shtatores së Idriz Seferit nga ana e Kryetari Haziri, Presidentët Meta e Thaçi, së bashku me familjen Seferi

Ora 13:00, Hapja Solemne e Darkës se Lamës nga Kryetari Haziri dhe Presidentet Meta e Thaçi, Holli i Hotelit “Kristal”
Ora 18:00, Festivali i Fëmijëve “Dëbora”, Teatri i Qytetit

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.