/Nga Tubimi Qendror i LDK-së në Gjilan/
Faton Bislimi – bartës i Listës së kandidatëve për asamble komunale nga radhët e LDK-së.
Gjilani sot foli. Foli qartë dhe me zë të lartë! Edhe ata që nuk po duan të dëgjojnë, sot gjithsesi e kanë marr mesazhin.
Mesazhi ynë është i shkurtë dhe i thuktë: Gjilani i mirëpret jabangjinjtë e turistët, por nuk ia falë besimin askujt!
Besimi ynë është i lidhur me shpresën dhe besën për komunën tonë, me besim në Zot, familje e atdhe! E, Lidhja jonë për Gjilanin është besëlidhja për të ardhmen! E, kjo besëlidhje është me të leme e jo me të bleme; është shpirtërore e jo verbale; është e gjakut e jo e merakut!
Besëlidhja jone është një dhe e vetme — është Lidhja Demokratike e Kosovës. Prandaj, Gjilani i Idriz Seferit e i Agim Ramadanit është Gjilani i rugovizmit të vërtetë, është Gjilani i LDK-së, me zot shtëpie Kryetarin Lutfi Haziri!
Më 22 Tetor, ne e formalizojmë këtë manifestim politik, e vulosim fitoren e madhe të LDK-së për Asamble dhe të Lutës për Kryetar.
Me votu numrin 47, LDK dhe Kryetarin Haziri është me e mbajte Gjilanin lider të zhvillimit në gjithë Kosovën, dhe jo monedhe kusuritjesh politike në mes të “bacave” e të mashtruarve të “Ali Babës”.
Me votua numrin 47 domethënë me ia dhënë Lutës mandatin e katërtë (4) dhe me ia mundësua e me e obligua me punua shtatë (7) ditë në jave për të mirën e komunës sonë!
Zoti ju bekoftë!
E sponsorizuar