Skuadra e futbollit, SC Gjilani po i vazhdon përgatitjet, ndërsa të shtunën atë e pret miqësorja kundër Vushtrrisë, bëjnë të ditur drejtuesit e klubit, përmes faqes së tyre zyrtare në FB.
Skuadra kuq e bardh në vazhdën e përgatitjeve, ndër tjerash, në program kishte edhe stërvitjen në palestër. Përndryshe, ekipi po drejtohet nga kryetrajneri Sadat Pajaziti me ndihmësit Hysenin e Ajdinin.
Bëhet e ditur se gjendja e lojtarëve është stabile, ata po stërviten dy herë në ditë për përgatitje sa më të mirë para fillimit të kampionatit.
Ndërkohë, nesër, e shtunë, skuadrën gjilanase e pret një miqësore pasi do të luaj kundër Vushtrrisë
Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, SC Gjilani ka aranzhuar ndeshje miqësore kundër Vushtrrisë, e cila luhet në stadiumin “Ferki Aliu” – Vushtrri dhe fillon në ora : 17:30, një rast i mirë për kuq e bardhit, për ta parë vetën, se në çfarë niveli aktualisht është performanca e tyre.