Zeka mbështetet te rinia, vlerëson se PDK po rikthehet fuqishëm në skenën politike të Gjilanit

Zeka mbështetet te rinia, vlerëson se PDK po rikthehet fuqishëm në skenën politike të Gjilanit

“Zgjedhjet në Rininë Demokratike të Gjilanit treguan se PDK-ja po rikthehet fuqishëm në skenën politike të qytetit. Tani kemi një strukturë të qëndrueshëm më kuadro të rinj që janë shpresa e vetme e Gjilanit”.

Kështu ka thënë Izmi Zeka, ish kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, aktualisht anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, sipas të cilit, tani që janë kryer zgjedhjet në Rininë Demokratike do të fillojnë zgjedhjet në Gruan Demokratike për të vazhduar me Partinë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan dhe se beson fuqishëm se PDK-ja, po manifeston freski dhe kualitet që me zgjedhjet që do të mbahen do të reflektojë vizionin e ri për Gjilanin Evropian të shekullit të ri.

“Dekada e re, ka një mision që ndryshimet dhe integrimet t’i shoh pjesë e kompletimit dhe zhvillimit të qytetit tonë në sferën e kapërcimit nga një qytet i harruar në një qytet urban e zhvillimore. PDK-ja me këto zgjedhje do të përçoj mesazhin e reformimit të saj me kualitete të meritokracisë dhe ndryshimeve që janë pjesë e dekadës së re dhe afirmitetit shtetëror të Kosovës”, ka thënë Zeka.

Sipas tij, Gjilani e do PDK-në në qeverisje me mentalitetit rinor dhe se “padyshim këto zgjedhje brenda partiake do të reflektojnë këtë maksimë”, thotë Zeka.

KOMENTE