Skuadra e futbollit SC Gjilani ka arritur marrëveshje me mesfushorin e ardhur nga Shqipëria Ledjon Muçaj.
Ai do të bartë fanellën e skuadrës së Gjilanit për sezonin e ardhshëm, bëjnë të ditur drejtuesit e klubit.
Mesfushori defanziv i lindur në Fier vije nga kampionati i Shqipërisë, ku ishte paraqitur në disa skuadra nga “Superiorja”.
Muçaj gjithashtu kishte bërë karrierë me grupmoshat e Real Zaragoza dhe me Shqipërinë U-19.