Në Gjilan është hapur galeria shitëse “Smart Gallery”

Në Gjilan është hapur galeria shitëse “Smart Gallery”

Në kuadër të “Smart Light”, që nga tani, e kemi të hapur edhe Galerinë ‘Smart Gallery”. Drejtues të kësaj galerie thanë se është kjo e para galeri private ku tani e tutje të gjithë dashamirët e artit mund ta vizitojnë dhe të blejnë punime origjinale nga artistë me emër nga Gjilani. Po ashtu kjo galeri ofron një mundësi të mirë edhe për artistët që të ekspozojnë punë e tyre dhe ajo të jetë e qasshme për blerësit e interesuar, transmeton 2LONLINE.

Sipas ekipit që ka punuar në hapje të kësaj galeria shitëse, krejt ideja lindi nga kërkesat e shumta nga klientela e cila frekuentonte biznesin “Smart light”, ku krahas kërkesave për llojet me të reja të abazhurëve apo edhe pajisjeve tjera ndriçuese, interesimi shfaqej edhe për gjëra të tjera për enterierë, e edhe për piktura origjinale që punohen nga artistët tanë.

Sahit Abazi, pronar i “Smart Light”, në kuadër të të cilës tani është hapur edhe galeria “Smart Gallery”, ka bërë me dije për 2LONLINE, se kështu është krijuar një mundësi e mirë që artistët ta promovojnë punën e tyre sepse në Gjilan ka një numër të madh të artistëve që kanë emër në këtë fushë, dhe po ashtu ndihet dukshëm mungesa e galerive ku ata do ta ekspozonin punën e tyre, para artdashësve dhe të të gjithë të interesuarve për këtë fushë, por edhe për t’i pasur ata në pronësi vepra të ndryshme arti që punohen nga dora e artistit.

Abazi ka thënë se korriku i kësaj vere solli pra edhe galerinë e parë shitëse në qytetin e Gjilanit që përmban punimet e artistëve me më zë të qytetit. Sipas tij, tani për tani, aty i kanë ekspozuar punimet e tyre 18 artistë gjilanas, por se synimi është që të gjithë ata artistë që prodhojnë vlerë të jenë pjesë e kësaj galerie.

Ai tha se do të ketë edhe risi të tjera për të gjithë ata artdashës, artistë e qytetarë, të cilët janë të mirëseardhur kurdoherë në këtë galeri.

KOMENTE