SC Gjilani më në fund ka gjetur rrugën e fitores. U nevojit të kalojnë pesë xhiro të këtij kampionati, që skuadra gjilanase, që me të drejt vlerësohet se në përbërje ka një skuadër të mirë, pretenduese për kreun e tabelës, ta shijojë fitoren e parë.
Pas dy barazimeve dhe dy humbjeve, SC Gjilani regjistrojë, tani më, edhe fitoren e parë, pasi mundi skuadrën e Feronikelit 74, me rezultat 2 :0.
Kuqebardhët që po drejtohen nga i pari i shtabit teknik, Ardian Nuhiu, kësaj here sosën punë që në 45 minutat e para, atëherë edhe kur u shënuan të dy golat e këtij takimi.
Senad Jarovic dhe Sabit Bilali shënuan për skuadrën gjilanase, edhe atë në minutat 3’ dhe 45’.
Përndryshe, në ndeshjen e radhës, të javës së gjashtë, SC Gjilani do të jetë mysafir i skuadrës së Malishevës. /2LONLINE/