Janë shtatë zjarre fushore më të fundit me të cilat është ballafaquar komuna e Gjilanit, e të cilat janë shfaqur në fshatrat Budrikë, Malishevë, Livoç i Poshtëm, Kufcë e Epërme dhe Cerrnicë. Drejtues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim thanë se kanë vepruar me profesionalizëm dhe se, këto zjarre, por edhe të tjerat, që janë shfaqur këtë muaj të fundit, (shtatori me mbi 50 zjarre), janë duke u shuar, pa u shkaktua dëme të madhe.
Sami Spahiu, drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka bërë me dije se ka dalë në vendngjarje, në rastin e zjarreve që janë shfaqur në rastet e fundit, me këtë rast ai ka përgëzuar Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve në Gjilan, që është duke u ballafaquar, këtë muaj me një numër të madh të zjarreve fushore, (shtatori me mbi 50 zjarre), e ku falë punës profesionale që është duke e bërë kjo njësi, është arritur në kohë që, pa dëme të madhe, të shuhen të gjitha zjarret.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit, që të jenë më të vëmendshëm me mjetet që ndezin zjarre. Lajmëroni në çdo çast dhe me kohë çdo zjarr që shihni në numrat pa pagesë: 193 dhe 112. Ruani ambientin dhe pasurinë e vendit duke mos ndezur zjarre, por edhe duke denoncuar ata që ndezin zjarre”, ka apeluar Spahiu për 2LONLINE.
Ai ka shtuar se çdo bashkëpunim që bëhet me institucionet komunale përbënë një siguri më të madhe për të gjithë ne. Përndryshe, Spahiu ka rikujtuar se me ligj parashihen edhe masa ndaj të gjithë atyre që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm duke ndezur zjarre.
Portali 2LONLINE, mëson se edhe në këto qaste, drejtori Spahiu me ekipin e tij ndodhet në terren pasi dyshohet për zjarre të reja, konkretisht në fshatin Kufcë e Epërme.
https://www.facebook.com/spahiusami/videos/pcb.2073862275971326/2073860212638199/?type=3&theater