Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë sot mirënjohje edhe për më të suksesshmit e sektorit të bujqësisë , në kuadër të shënimit të ditëve të lirisë.
“Calabria” është nderuar për parneritetin strategjik për zhvillimin e sektorit të pemëtarisë dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e industrisë së mishit dhe sektorit të blegtorisë në përgjithësi, Muhamet Shala, për rezultatet e arritura në sektorin e bujqëssië në përgjithësi dhe lavërtarisë në veçanti, ndërsa USAID- programi AGRO, për partneritetin strategjik në të gjitha fushat, e në veçanti për kontributin e dhënë në zhvillimin e sektorit të perimtarisë.
Komuna ka ndarë edhe një mirënjohje Post Mortum për Ramadan Hamidin, për kontributin, angazhimin dhe rezultatet e arritura në zhvilliminn e bujqësisë në përgjithësi dhe në veçanti ngritjen e sektorit të lavërtarisë dhe perimkulturës në komunën e Gjilanit.
Kryetari Haziri dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë thënë se ky është nje vlerësim i vogël i Komunës karshi punës së madhe që kanë treguar të sipërpërmendurit.