DYLON

Haziri: Kryengritësit e mëdhenj duhet t`i vendosim aty ku e kanë vendin

Haziri: Kryengritësit e mëdhenj duhet t`i vendosim aty ku e kanë vendin
Avatar photo Redaksia

Për nder të ditëve të çlirimit të Gjilanit,12-qershorit, ditës së hyrjes së forcave ndërkombëtare si dhe 15-qershorit, ditës sëhyrjes së forcave të UÇK-së, Kuvendi Komunal ka mbajtur të enjten një seancë solemne, ku kryetari Lutfi Haziri i ka uruar qytetarët për këto ditë bardha, duke thënë se çlirimi individual dhe kolektiv, ka qenë një ndjenjë e pa përshkruar për të gjithë ne.

Haziri ka thënë se këtë ditë ua atribuojmë luftëtarëve të gjallë, dëshmorëve, heronjve dhe të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e kësaj rezistence, përfshirë edhe bashkatdhetarët, që janë pjesë e pandashme e këtij procesi.

Duke u ndërlidh me zgjedhjet e nacionale, Haziri ka uruar kandidatët e komunës së Gjilanit, të cilët kanë fituar ulëse në Parlamentin e Kosovës, duke thënë se rezultati ka treguar një reagim qytetar.

EkoHigjiena

“Natyrisht se në seanca të këtilla duhet të jemi të gjithë bashkë, siç ishim bashkë në zhvendosjen e shtatores së dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët janë roja më e mirë e lirisë që kemi”, ka nënvizuar ai.

Haziri ka thënë më tutje se do të vazhdojmë t`i nderojmë këtë vit IdrizSeferin, RamizCërnicën, Mulla Idriz Gjilanin, HalimOranën dhe të gjithë patriotët tjerë që kanë kontribuar për vendin, sikurse edhe Kadri Zekën e AbdullahTahirin, me ndarjen e vendit dhe vendosjen e shtatoreve të tyre.

“Gjilani ua ka pasur për borxh baballarëve të vetë dhe kryengritësve të mëdhenj të vendit, që t`i vendos aty ku e kanë vendin në histori”, ka thënë kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit ka folur edhe punën e mirë që është bërë në sferën e banimit social, duke nënvizuar faktin se për skamnorë janë ndërtuar 43 shtëpi, ndërkohë që sivjet do të bëhen edhe 6 shtëpi të reja nga buxheti i Komunës dhe donatorët.

Sa i përket kontributit të bashkatdhetarëve, Haziri ka përmendur rastin e doktoreshës SabinaHaziri, e cila si mjeke e re në shtetin e Zvicrës, për spitalin e Gjilanit ka sjellë një sallë operacioni, që është fjala e fundit, duke e cilësuar gjestin e saj si shembullin më të mirë të një gjilanaseje të gjeneratës së re.

Për më tepër Haziri ka thënë se janë mijëra burra e gra nëEvropë dhe kudo nëpër botë, sikur Sabina, që mendojnë, punojnë dhe angazhohen për vendlindjen e vet.

Haziri ka përmendur edhe emratë tjerë, që Gjilanin e kanë bërë krenar me punën, kontributin dhe sukseset e tyre, për çka janë nderuar e mirënjohje, si profesori Festim Shkodra, drejtori Fadil Shabani, mërgimtari Ilir Mustafa (pas vdekjes), RamadanHamiti (pas vdekjes), Gani Hajrullahu (pas vdekjes) dhe të tjerë, duke thënë se këta janë shembulli më i mirë se si duhet atdheu.

Këtë vit, epiteti i punëtorit më të mirë i takon Riza Sylës (Qendra për Punë Sociale), i cili tërë jetën e vet ia ka kushtuar asistencës sociale, ka thënë Haziri, duke veçuar edhe persona të tjerë, të cilët gjilanasit i kanë bërë të ndihen mirë me sukseset e tyre.

Me këtë rast, Kuvendi Komunal i ka shpallur “Nderi i Qytetit” disa prej sportistëve më të dalluar nëpër vite. Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e Kuvendit, ka thënë se epiteti “Qytetar Nderi” iu ndahet sportistëve Muharrem Sahiti, Agim Latifit, IsmetHazirit, Flutura Ibrahimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.