Në kuadër të javës së 21-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani ka shënuar fitore si vendës, duke e mundur skuadrën e Dukagjinit, me rezultat 2:1 me dy golat e kapitenit Gerhard Progni.
Kapiteni i skuadrës gjilanase, herë ne parë shënoi nga penalltia në minutën e 25-të dhe pastaj ishte i saktë edhe në minutën e 64-të, derisa golin e vetëm për Dukagjinin e realizoi Mentor Zhdrella po ashtu nga penalltia (59’).
Me këtë fitore, Gjilani ka grumbulluar 42 pikë nga 21 ndeshje, dhe mbanë pozitë ne dytë të tabelës së klasifikimit, por me pikë të njëjta si lideri , Ballkani.
Përndryshe, sot është zhvilluar edhe ndeshja tjetër Drenica – Prishtina që përfundoi pa gola për ta përmbyllur xhiron e 21-të.
Ja të gjitha rezultatet e javës së 21-të
Gjilani – Dukagjini 2:1
Drenica – Prishtina 0:0
Malisheva – Drita 1:2
Ballkani – Ulpiana 3:0
Llapi – Feronikeli 4:2