DYLON

Policia e Kosovë vazhdon mbajtjen e testit me shkrim në konkursin për zyrtarë policorë

Policia e Kosovë vazhdon mbajtjen e testit me shkrim në konkursin për zyrtarë policorë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës është duke vazhduar procesin e mbajtjes së testimit me shkrim për konkursin e hapur për zyrtarë policorë për të gjithë aplikantët të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik.

Lidhur më përgatitjen e testit me shkrim Policia ka bashkëpunuar me ekspertë të jashtëm (profesorë të matematikës dhe të gjuhës shqipe), me qëllim që testi të jetë i kualitetit të lartë dhe sipas praktikave më të mira, ndërsa pyetjet e njohurive të përgjithshme janë hartuar nga grupi punues brenda PK-së.

EkoHigjiena

Testimi me shkrim i cili do të zgjasë deri më 28.02.2022 është transparent dhe po mbahet duke i respektuar masat e përcaktuara për menaxhim me pandeminë.

Policia e Kosovës, të gjithë kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin për zyrtarë policorë ju dëshiron suksese në testin me shkrim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.